Amigo Alfred Junior Gomis, portieri 24-vjeçar i Spal, jeton në Itali që nga mosha 3 vjeç. Familja e tij është nga Senegali, por ai është rritur në Kuneo.

Ka zgjedhur fanellën e kombëtares afrikane për një arsye personale: “E kam bërë për babanë tim, që është ndarë nga jeta prej pak kohësh”, ka thënë Gomis.

“Nëse sot jam një futbollist, kjo ka ndodhur për shkak të tij dhe sakrificave që ka bërë për mua.

Do ta marr me vete edhe flamurin e Italisë. Ndihem italian për edukimin dhe formimin që kam marrë”.