Myrto Uzuni është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm që pas rënies së Granadas nga La Liga.

Sulmuesi shqiptar nuk po ndalet me golat e shënuar, teksa pritet që të kthejë menjëherë këtë skuadër në elitën e futbollit spanjoll.

Disa ditë më parë, Granada kishte modifikuar një fotografi teksa shihej Uzuni si shoferi që drejtonte avionin dhe Callejon si ndihmësi i tij.

Tashmë skuadra spanjolle ka shkuar në tjetër nivel, duke ndërtuar një video për të bërë realitet skenë dhe duke i dhënë pagëzimin e ri sulmuesit: “UZUNICOPTER”.