Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e tij në klubin londinez.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka kohë që përflitet për një largim nga gjigantët e Premier League.

Xhaka, i cili ka rifituar zemrat e tifozëve pas një sezoni të shkëlqyer, përflitet se do të shkojë drejt Bayer Leverkusen.

Duke folur me gazetarët këtë fundjavë, ai deklaroi: “Do ta dini javën tjetër (deri të dielën), me siguri. Para ndeshjes kundë Wolves.

“Mendoj se tifozët e meritojnë këtë. Edhe unë po ashtu. Kemi edhe një javë përpara fundit të Premier League dhe unë dua ta shijoj atë”.