Mbrëmë Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicës, për të tretën herë radhazi. Ai një një intervistë për mediat zvicerane është shprehur i lumtur për një gjë të tillë.
“Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium. Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso”, ka thënë Xhaka.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka folur edhe në lidhje se si ka reaguar familja e tij pas kthimit në Gjermani.
“Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur”, thotë Xhaka.