Tradhëtitë janë kthyer në modë tashmë te kombëtarja shqiptare e futbollit. Pas Fiorin Durmishaj që zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare bën të njëjtën zgjedhje.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Leonidas Rosi, i cili ka marrë një vendim vërtetë befasues. Pasi i kishte thënë “PO” trajnerit të kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, Rosi ka ndryshuar mendje teksa ka zgjedhur Greqinë U-21 për të pasur minuta në kompeticionet ndërkombëtare.
Një lajm që pritet të tërbojë jo pak teknikun Bushi, i cili shihte te Rosi njeriun ideal për të mbuluar dy krahët e mbrojtjes. 19 vjeçari ra në sy te skuadra e Superligës greke, Apollon Smirnin.
Nuk perjashtohet mundesia qe edhe ne vazhdim te kemi te tjere sportiste me origjine shqiptare qe do pranojne te veshin fanellen e kombetares greke dhe kjo per shume arsye dhe prandaj FSHF duhet te beje shume kujdes ne kete drejtim.