Kjo javë rezultoi sa e zhurmshme aq edhe e debatuar sa i takon opinionbërjes futbolldashëse në shqipëri. Humbja katastrofike me Skocinë në “Loro Boriçi” nxiti shumë debatin mbi fatin dhe ecurinë e ekipit “kuqezi” saqë kishte nga ata që i bën “arkivolin” skuadrës tonë kombëtare. Të shumtë ishin ata që si kokë “turku” bën trajnerin italian Christian Panucci.

E megjithatë qetësia e rezultatin të takimit miqësor me Uellsin mbrëmjen e djeshme duket sikur ka vendosur “ekuilibrat” midis atyre që mendoj se “timonieri axurr” duhet të qëndroj apo të largohet. Për të dikutuar mbi këtë çështje ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar komentatorin e mirnjohur, Kosta Grillon. Ky i fundit tregon gjithashtu edhe mbi largimin e përkohshëm nga RTSH-ja si dhe ambicjet e së ardhmen sa i takon “sferës” profesionale.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Grillo, ju keni qenë gjithmonë një nga ata njerëz të gazetarisë që e keni paralajmëruar 1 vit më parë se kombëtarja nën drejtimin e Christian Panuccit nuk do të shkonte asgjë kundi. Pse e kishit krijuar këtë konceptim i cili rezultoi të ishte një realitet i hidhur sot?

Që Christian Panucci të gëzonte respektin por edhe adhurim si trajner në Shqipëri duhej minimalisht të ecte në gjurmët e patriotit të tij Xhani De Biasit. Konceptimi i gabuar nga opinioni sportiv i cili priste shumë nga ky trajnerë pa mar në konsideratë eksperincën por duke e analizuar vetëm si ish lojtarë, bëri që të dëshpëroheshin të gjithë me të. Përtej bindjes time i gjithë ky orientim kundër tij erdhi edhe për shkak të sjelljes së tij anormale duke premtuar shumë dhe në fund nuk është se arriti atë që pretendohej të paktbn nga ai vetë.

2- Vendimi për ti dhën sërisht besimin Panuccit sipas jush është një dakordsim i drejtë apo kanë gabuar drejtuesit e Federatës?

Për mua gabimi i parë me trajnerin Panucci ishte që në krye të herës, në momentin kur ky ish lojtarë i shkëlqyer merr vendin e Xhani De Biasit, pa patur eksperincë, shtuar këtu edhe faktin se mbi supe kishte përgjegjsi të mëdha të cilat koha i vërtetoi që nuk arri dot ti përmbushte.

3- Për tu rikthyer pak tek ndeshja me Skocinë, rezultati u destinua të ishtë negativ pas atij kartoni të kuq të Mavrajt apo skudara ishte e shthurur nga ana taktike?

Panucci ka gabimet e veta si në qasjen e ekipit kombëtar në raport me kundërshtarët, po ashtu vendosja e futbollistëve në fushë, por edhe një faktor që rralë analizohet në shtypin sportiv që në konceptimin tim është po kaq i rëndësishëm. Gjatë periudhës që “timonieri” italian mori drejtimin e kuqezinjve skuadra jonë kombëtare u përfshi në një valë të gjate dëmtimesh.

Kujtoj dëmtimin e Roshit, Sadikut, Abrashit, Mavrajt apo edhe nuhatja e lojtarëve si Veseli, Memushaj etj. Ndaj në të gjithë këtë “tablo”, dhuhet të theksojmë se ndikuan shumë faktor që në fund në pjesën më të madhe të rasteve “kokë turku” bëhët trajneri.

4- Prej dekadash keni qenë shumë afër ekipit kombëtar në cilësinë e komentatorit. Humbja e fundit në “shtëpi” me golavarsh prej 4 golash daton më 1993 kundër Spanjës 1-5. A ka qenë ndonjëhërë ekipi ynë kombëtar në këtë situatë?

Ishte një humbje shkatarrimtare, turpëruese. Një rezultat padyshim ndër më të negativët e të gjithë historinë e kombëtares shqiptare. Por duhet të kuptojmë se futbolli kështu është, Brazili u mund nga Gjermania në gjysëmfinalen e botërorit që e organizonte vetë me një rezultat tenistik, 1-7.

Kur themi Brazili këtë mund ta përjetojnë të gjithë kombet. Italia por edhe Holanda kanë disa kompeticione që nuk marrin pjesë, flasim për fanella që e kanë lartësuar këtë sport. E megjithatë nga kjo humbje me Skocinë më së paku duhen nxjerr mësime, sigurisht.

5- Uellsi dhe arbitri “ndihmuan” Panuccin në takimin e djeshëm miqësor? Ishte fat fitorja minamale më britanikët apo meritë e lojës së zhvilluar nga futbollstëve?
Ishte një fitore karakteri, si për të treguar se ekipi ka forcën për tqë reaguar dhe se ky grup futbollstësh mund të bëjnë mirë qoftë edhe me kundërshtarë dukshëm më superior. Një fitore që për mendimin ishte apo mund të rezultoi një “mburojë” sa i takon fatit të trajnerit Panucci.

6- Kosta, reragimet tuaja në rrjetet sociale shpesh debatohen dhe nxisin opinion bublik. Kujtoj këtu deklratën që ju përkrahni kombëtaren Serbe në Botëror. Pse kjo qasje?

Nuk e ka sqaruar ndonjëhërë këtë moment i cili pati një reagim të ashpër në opinion sportiv në shqipëri por edhe më gjërë duke kaluar edhe në trojet shqipfolse. Unë e ka theksuar se jam një tifoz ballkanas, jam tifoz i futbollit të bukur të Hollandës, jam tifoz i lojrave më dorë të vendeve si Serbia që shquhet për këtë sport.

Nuk duhet të kuptoj se kemi marr shumë nga kultura spotive e vende të ish-Jugosllavisë, ky është realiteti. Sa për njerzit si Barat Buzhala që citojnë që unë jam tifozë i Partizanit të Beogradit këto janë thjeshtë dhe vetëm spekulimje që më së paku nuk kam ndërmend ti kushtoj kohë.

7- Prej muajsh nuk jeni shfqur në ekran (komentator). Pse ky vendim, dhe a do riktheheni sërisht në RTSH?

Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, çrëndësi ka. Erdhi dhë më zëvëndësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. U rikthye në ekran icili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim.

E megjitahtrë Kostadin Grillon nuk e zëvëndëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në shqipëri./alpeNews/