Sipas “CalcioMercato”, Interi dhe Milani do të luftojnë verën e ardhshme për nënshkrimin e mesfushorit të Evertonit, aktualisht në huazim në CSKA e Moskës, Nikola Vlasiç.

Vlasiç, 21-vjeç, ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 15 takime për skuadrën ruse.

Duke folur për “TuttoMercato” më herët këtë javë, agjenti i futbollistit, Tonci Martiç zbuloi më shumë për të ardhmen e klientit të tij:

“A mund të transferohet te Interi apo Milani? Le të shohim, sepse tani është shumë shpejt të flitet për këtë. Ai vlerësohet në rreth 15-20 milionë euro, kështu që është një operacion i mundshëm për pesë ose gjashtë klubet kryesore të Serie A”,- u shpreh Martiç.