Kombetarja U17 e Shqiperise ka nisur grumbullimet e saj te cilat po i sherbejne per te seleksionuar dhe testuar elementet me te mire te saj si te kampionatit shqiptar, ashtu edhe ato qe luajne jashte vendit.

Ekipi kombëtar U-17 po përgatitet për turneun zyrtar në Kroaci, ku do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në të njëjtin grup me Kroacinë, Uellsin e Suedinë. Kombëtarja U-17 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje miqësore, teksa ka zyrtarizuar edhe dy të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në muajin shtator.

Diten e merkure ky ekip do te kete grumbullimin e rradhes teksa pjese e kombetares do te jete edhe nje futbollist shkodran Renis Stolaj. 16 vjeçar eshte pjese e ekipit Panionios ne Greqi dhe konsiderohet nje element me shume te ardhme.

Stolaj luan ne rolin e mbrojtesit te qendres, por herepashere trajneri ne ekipin e tij e aktivizon edhe si mbrojtes i djathte. Kuptohet qe ai e ka mirepritur ftesen e kombetares shqiptare dhe premton te beje me te miren per fanellen kuqezi.

Forma aktuale sportive e Renisit eshte shume e mire dhe kjo eshte demonstruar edhe ne ndeshjen qe ka zhvilluar para dy ditesh ndaj Panathinaikos duke qene nje nga futbollistet me te mire ne fushen e lojes.
Gjergj KOLA