Vllaznia do te luaje pas pak minutash ndeshjen e saj miqesore ndaj Skenderbeut, e cila do te startoje ne oren 19.00 ne stadiumin me te njejtin emer te qytetit te Korçes. Nderkohe, skuadra eshte bere gati per te zbritur ne fushen e lojes per nxeemje dhe “Shkodra Sport” ka mesuar edhe 11-shen qe do ta nise nga minuta e pare.

Keshtu, ne porte do te jete Zogoviç, nderkohe qe per mbrojtjen rikthehet dyshja e qendres Juriç- Bulatoviç e cila mungoi ndaj Dinamos per arsye demtimi. Lojtaret e kraheve jane te njejtet me Gurishten ne te djathte dhe Hakajn ne te majte.

Edhe treshja e mesfushes nuk ndryshon me Boshnjakun, Markun dhe Jonuzin, nderkohe qe ka nje levizje ne repartin e sulmit. Ashtu siç kishte paralajmeruar “Shkodra Sport” qe diten e djeshme, ne maje te sulmit nga minuta e pare do te jete kete here Kristijan Vulaj i cili do te luaje ne vend te Kaines.

Dy lojtaret e tjere qe do te luajne ne krahe, jane serish Ardit Hoxhaj dhe Latifi. Ne kete menyre, me perjashtim te majes se sulmit qe ende eshte ne pikepyetje dhe trajneri Josa po eksperimenton, skuadra thuajse eshte formatuar per ndeshjen e pare ndaj Erzenit.

Ne ndeshjen e sotme ndaj Skenderbeut, pritet qe ne pjesen e dyte te kete disa minuta per blerjen e fundit te Vllaznise Esa Malen, nderkohe qe do te luajne edhe lojtaret e tjere te stolit ne kete ndeshje te fundit miqesore ne prag te startit te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/