Vllaznia e ka fituar me rezultatin 2 me 3 miqësoren e luajtur në Korçë përballë Skënderbeut. Dhe pse Vllaznia gjeti avantazhin e dy golave fillimisht, Skënderbeu ia doli të barazojë shifrat. Për kuqeblutë shënoi dopietë Ardit Hoxhaj, respektivisht në minutat e 35’ dhe 56’.

Më pas djemtë e Memellit gjetën forçë për të barazuar me golat e Liçit në minutën e 72’ dhe 82’. Shkodranët nuk e kishin thënë fjalën e fundit, pasi Çoba që u fut nga zëvendësimi i dha fitoren të tijve.

Kjo ishte prova e fundit për Vllazninë para fillimit të Superiores, që e gjen përballë Erzenit. Kujtojmë se gjatë testit të sotë pati minuta dhe për Malën gjatë pjesës së dytë. Më poshtë mund të shihni titullarët e preferuar nga Memelli dhe Josa për këtë takim miqësor.

Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Rapa, Prençi, Zguro, Ali, Liço, Pecani, Pusi, Lika, Abubakar

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Vulaj, Hoxhaj