Vllaznia e ka fituar me rezultatin 2 me 3 miqësoren e luajtur në Korçë përballë Skënderbeut. Ishte dopieta e Ardit Hoxhaj që i dha fillimisht shkodranëve avantazhin e dy golave, respektivisht në minutën e 35’ dhe 56’. Skënderbeu gjeti forcën për të barazuar, por skenën në fund e mori Çoba i dha fitoren kuqebluve.

Çfarë ka rënë në sy gjatë këtyre përgatitjeve është forma e mirë që po shfaq në sulm Hoxhaj. Për këtë është preferuar dhe si titullar nga Josa. Kujtojmë se në miqësoren përballë Dinamos disa ditë më parë, ishte i vetmi që shënoi në barazimin 1-1.

Ne ndeshjen e sotme ndaj korçareve ka treguar serish vlera dhe si rrjedhoje ka qene edhe autori i dy prej golave qe ka shenuar skuadra shkodrane. Nje start i mbare te cilin vlonjati shpreson ta mbaje edhe ne ndeshjet zyrtare.

Po ashtu dhe përballë Craiovas për turin e dytë të Conference League, ishte vetëm vlonjati që tundi rrjetën 1 herë. 28-vjeçari mesa duket po gjen formën e tij më të mirë, ndërsa më poshtë mund të shihni një prej golave që shënoi kundër Skënderbeut.