Kombëtarja e Shqipërisë U-19 për femra ka nisur ditën e sotme grumbullimin në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Shqipëria është në grup së bashku me Letoninë, Armeninë dhe Rumaninë, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në datat 5 deri më 11-tetor.

Trajneri shkodran Kreshnik Krepi ka grumbulluar 22-futbolliste për këto sfida të rëndësishme, ku Shqipëria do të tentojë dhe synojë kualifikimin për në Kampionatin Europian 2023. Baza e futbollisteve që kanë marrë ftesë nga trajneri shkodran Krepi janë pjesë e kampionatit shqiptar, teksa katër prej tyre aktivizohen me Vllazninë dhe Murlanin.

Kështu, Klejda Synaj, Matilda Tanushi, Arlinda Kodra dhe Klaudia Borci janë futbollistet shkodrane që do të jenë në Kombëtaren U-19 të femrave gjatë kësaj periudhe. Futbollistet do të kenë në dispozicion një javë për t’u përgatitur për këto ndeshje, duke nisur nga dita e sotme.

Më pas, vajzat kuqezi do të luajnë më 5-tetor sfidën e tyre të parë kundër Letonisë, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë ndaj Rumanisë. Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Kreshnik Krepi do të jetë kundër Armenisë më 11-tetor.

Shqipëria do t’i zhvillojë të gjitha sfidat e saj në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshjet e ekipeve mike do të luhen në stadiumin “Egnatia”. Në rast se, ekipi arrin të renditet në vendin e parë në grup, atëherë do të ngjitet direkt në Ligën A, duke tentuar kështu kualifikimin në Kampionatin Europian.

Më poshtë edhe lista e plotë e 22-futbollisteve të grumbulluara nga trajneri shkodran Kreshnik Krepi. /Maringlen ZHIVANI/