Ervin Bulku do të debutojë në krye të Shqipërisë U19, pas largimit të Armando Cungut. Shqipëria e të rinjve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës U19 në datat 14 dhe 16 qershor e në prag të ndeshjeve, Bulku ka publikuar listën me të grumbulluarit.

Bie në sy fakti se ka shumë lojtarë nga kampionati shqiptar i moshave, ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarë nga të rinjtë e Arsenal, Fiorentina, Xhenoa apo Sampdoria.

Nderkohe pjese e kombetares ne kete grumbullim do te jete edhe futbollisti i Vllaznise Ersi Zaganjori. Perpos tij jane edhe disa shkodrane qe luajne me skuadra te tjera.

Të dyja ndeshjet e Shqipërisë U19, do të luhen në “Kukës Arena”. Ndeshja e parë do të luhet në orën 18:00 ndërkohë që ndeshja e dytë do të luhen në orën 10:30 të paradites.