Brescia e Emanuele Ndoj ka marrë një urim të veçantë pasi siguroi ngjitjen në Serinë A të dielën e kaluar kundër Ascoli-t.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t dhe ish-lojtar i “Dallëndysheve”, i ka bërë komplimentet skuadrës me një mesazh të postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter.
“Urime për kthimin e merituar në Serinë A! Jam i lumtur për të gjithë ju”, ka shkruar trajneri spanjoll.
Siamo in serie 🅰️‼️#FORZABRESCIA #STIAMOARRIVANDO pic.twitter.com/1mIrnmKP2M
— Brescia Calcio BSFC (@BresciaOfficial) May 2, 2019







