Egnatia nuk ia doli të merrte pikë kundër Teutës. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani u mposht minimalisht 1-0 nga durrsakët, edhe pse rastet ishin të shumta për dy ekipet veçanërisht në pjesën e dytë.
Trajneri peqinas foli pas sfidës duke u shprehur i pakënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si e interpretuar këtë ndeshje futbollistët e tij. Në prononcimin e dhënë pas takimit, Gugani deklaroi:
“Në fakt shkalla e vështirësisë ishte e madhe sot. Dua të theksoj se ndeshja e balancuar me raste dhe kundër-raste. Edhe kundërshtari s’luajti keq. Ne duhet ta kishim vënë lojën më përpara. Në pjesën e dytë kemi qenë më superiorë, si në aksionë dhe në mbajtjen e topit. Kemi goditur topin, por në momentin final kemi gabuar duke u ndëshkuar.
Po nuk shënove do e pësosh. Ishim të sigurtë pas, por një moment gabimi, i pari nuk ishte njerëzor, i dyti ishte. Penalltia ishte e saktë. Gjyqtari ishte nën nivelin e kësaj ndeshje. Unë s’e kam dëgjuar këtë gjyqtar të gjykonte në Superiore.
Pedro Augusto? Normalisht lojtari kryesor, pra që ne luajmë me 4-3-3, detyra e tij është të shënojë. Edhe sot i pati rastet, por jo gjithmonë fati është me të. Edhe sot nuk ka qenë në nivelin e tij, nuk ishte zgjuar nga minuta e parë deri në fund. Ndoshta mund të ishte bërë diçka ndryshe me kalimin e minutave.
Ishte po kjo lloj vendosje. Ajo që konstatova, ne u shfaqëm shumë herë te kundërshtari. Në pozicionin standart shumë herë shënohen gola. Nëse Pedro do të kishte kapur kohën, mendoj se do të kishim shënuar më shpejt. Në pjesën e organizimit të lojës, mund të bënim diçka më ndryshe. Që të fitosh një ndeshje, duhet të jesh prezent te 1/3-ta e kundërshtarit. Nëse s’prodhon lojë, s’fiton dot ndeshje.
Luajtët si të barabartë ndaj Teutës? Unë e kam thënë dhe më përpara, edhe sot nuk dua të gjej alibi për këtë humbje. Po iu them vetëm kaq: Nuk jemi skuadër e vogël, por jemi ekip i mirëorganizuar. Po mendoj se po na shohin si të vegjël. Gjyqtari nuk ishte në nivelin e duhur, duhet të na respektojnë më shumë.
Edhe këtu ka një organizim përfekt që disa ekipe të Superiores nuk e kanë. Sa i përket asaj pikës që luajtëm si të barabartë, unë e kam thënë që kjo skuadër do ta tregojë në vazhdim. Kështu e ka futbolli, i ka gjitha rezultatet brenda. Teuta sot fitoi nga gabimet tona.
Gjyqtari? Nuk po them që gjyqtari vendosi ndeshjen. Është avantazh i madh që VAR-i është prezent. Ky gjyqtar na ka frenuar në disa momente. Po të kishte qenë pak më ndryshe, vlerësimi do të ishte më pozitiv”, tha ai./newsport/