Prej gati dy muajsh mungon ne fushen e lojes per shkak te demtimit dhe si rrjedhoje eshte zevendesuar nga kapiteni Gurishta. Mbrojtesi kroat Marko Juriç u rikthye te luante ne ndeshjen e kupes te merkuren ndaj Partizanit teksa u aktivizua ne pjesen e dyte.

Kjo beri qe kapiteni te spostohej ne vendin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te djathte dhe njekohesisht u krijua ideja se keshtu do te vazhdonte edhe ne ndeshjet e ardhshme sepse Juriç tani e tutje do te luante ne qender bashke me Bulatoviç.

Ne fakt, nga sa eshte pare dy ditet e fundit trajneri Josa nuk ka nder mend te ndryshoje vendosje ne pozicione dhe ne emra. Qe do te thote se Juriç edhe neser ndaj Laçit serish do te jete jashte formacionit sepse stafi ka preferuar perseri dyshen Gurishta- Bulatoviç ne qender.

Po ashtu, ne krahe do te jene te njejtit futbolliste, Smajli ne te djathte dhe Hakaj ne te majte. Duket se ky eshte vendimi perfundimtar i trajnerit Josa per takimin e neserm ndaj Laçit ku padyshim qe do te kerkohet fitorja sepse vetem ne kete menyre do te mund te mbetet ne gare per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/