Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGurishta: Barazimi mendoj se ishte i drejtë. Na kanë shpallur që tani...

Gurishta: Barazimi mendoj se ishte i drejtë. Na kanë shpallur që tani kampionë

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës ndaj Partizanit, duke ndaluar disa herë daljet e Hakajt dhe Kordeiro Melos.

Mbrojtësi i djathtë foli për mediat pas barazimit 0-0 ndaj Partizanit, duke thënë se mund ta humbnin ndeshjen në fund, por barazimi ishte rezultat i drejtë.

BARAZIMI – “Të them të drejtën, ne u futëm për fitore, por edhe barazimi është pjesë e lojës. Duke menduar që kemi ruajtur distancën me ekipin e dytë me nëntë pikë, normal që jemi të kënaqur. Duke parë edhe terrenin që ishte i rënduar, mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Mund ta humbnim në fund ndeshjen, por futbolli kështu e ka. Në fillim kishim shumë shanse që të shënonim dhe kalonim në epërsi, ndërsa në fund kishim mundësi që ta humbnim. Por, futbolli i tillë është dhe do shohim për ndeshjen e radhës”.

DIFERENCA – “E kam thënë edhe më herët që nëntë pikë nuk janë as shumë dhe as pak, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Normalisht që ekipet e tjera kanë përballje direkte me njëra-tjetrën, ne tani kemi dy ndeshje në shtëpi dhe na jep mundësinë për ta thelluar më shumë diferencën”.

PRESIONI – “E kam thënë edhe në Shkodër, që ne na kanë shpallur kampionë që tani. Por, ne duhet të vazhdojmë pa presionin e titullit dhe me objektivat tanë. Më pas të shohim sesi do të ecim rrugës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments