Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Valon Et’hemi, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Istanbulsporit në Turqi.
Ish-i i Kukësit gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën turke, kësaj radhe përballë Ymnarijesporit, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 30’, pas një asisti të futbollistit kosovar Jetmir Topalli.
Më pas në minutën e 45+4’, sulmuesi bëri një sprint fantastik për të nxjerrë me portën bosh shokun e tij të skuadrës, me Istanbulsporin që shënoi dhe golin e dytë.
Ky është goli i 7 për Et’hemin në Superligën turke, duke lënë gjurmë me skuadrën e tij.
Kujtojmë që 25-vjeçari donte të luante me Kombëtaren shqiptare, por mungesa e një ftese nga Reja, bëri që ai të zgjidhte Maqedoninë e Veriut.