Sonte në mbrëmje sytë e të gjithë botës do të jenë në Riad për të ndjekur finalen e madhe Real Madrid-Barcelona për Superkupën e Spanjës.

Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka vizituar në vendin arab “Los Blancosit” dhe trajnerin Karlo Ançeloti. CR7 madje postoi dhe foto me ish-shokët e skuadrës së tij, por ajo që ra në sy ishte mungesa e një të tille me Karim Benzemanë.

Ky fakt u diskutua edhe gjatë konferencës për shtyp që dha sulmuesi francez. Fituesi i “Topit të Artë” u shpreh se miqësia nuk matet me postimet në rrjetet sociale.

“Nuk kemi nevojë të bëjmë fotografi për të thënë se jemi miq. Fotot janë për Instagram ose Twitter, kjo është një botë tjetër. Nuk patëm kohë të përshëndeteshim sepse unë isha duke u stërvitur dhe më pas po stërvitej ai. Shpresoj ta shoh në stadium dhe të bisedoj pak me të”,- deklaroi Benzema.