Vllaznia ka arritur të triumfojë kundër Bylisit në “Loro Boriçi”, me shifrat 2-1. Një takim që dhuroi shumë emocione në fundin e takimit ku ballshiotët pretenduan për një penallti dhe më pas Zogoviç bëri heroin duke i mohuar golin e barazimit.

Gurishta për mikrofonin e Oversport:

“Ftesa? Ftesa nga Kombëtarja është shumë kënaqësi dhe u ndjeva shumë i lumtur dhe përveç të gjithave është përgjegjësi, në qoftë do të me jepen minuta do të bëj maksimumin. Mund të kisha pasur një ftesë pas një sezoni të mirë para dy vitesh por erdhi tani.

Ndeshja? Ne ishim përgatitur pasi ndeshja e dinim që ishte shumë e vështirë dhe unë kisha një moment pasi nuk ndjeva siguri në fund dhe mund të them që do na ikte fitorja nga duart.

Kampionati shqiptar nuk ka shumë diferenca 5% më shumë 5 % më pak por duhet t’i vlersojmë të gjitha ekipet pasi ndryshe nuk ia arrin dot. E vetmja ndeshje që më ka mbetur në mendje është sfida ndaj Partizanit pasi ne e kishim nën kontroll”.