Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ishte një nga më të dalluarit në fushë, në barazimin pa gola që skuadra shkodrane arriti në transfertë ndaj Laçit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mbrojtësi shkodran u shpreh:
Besoj se ngërçi psikologjik ka kaluar. Mendoj që 1 pikë nuk është keq në fushën e Laçit. Lojë kemi prodhuar gjithmonë. Thjesht kemi bërë disa gabime dhe kundërshtari na ka ndëshkuar. Sot u munduam që gabimet mos i përsërisim. Nëse nuk do të bënim gabime, nuk do të dilnim pa pikë nga fusha e Laçit.
Ka mbetur 1 fazë, janë edhe 9 ndeshjes. Deri në fund të kampionatit, do ketë ndërrim vendesh, vendi i parë shpeshherë do ndërrohet. Ai ekip që gabon më pak ai ekip do të dalë kampion. Ne jemi në lojë për të dy trofetë.
Sot ishte një ndeshje ndryshe, duhet të ishim shumë të kujdesshëm, Laçi ka lojtarë cilësorë në fund. Duhet të rrinim me këmbë në tokë, dhe mos kalonim në aventura. Sot kishim më shumë shanse se Laçi, për ta fituar ndeshjen.
Ne jemi munduar që në fushën e lojës, të gjithë të jemi ushtarë dhe jo të kemi gjeneral. Unë kam bërë punën time, ka të tjerë që më besojnë.
Roli im është mbrojtës i djathtë, aty ndihem më mirë, për shkak të taktikave të trajnerit, jam detyruar të luajë qendër e djathtë, e theksoj që dëshira ime është që të jem mbrojtës i krahut”, u shpreh Gurishta.