Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç flet pas barazimit: Flamurtari nuk është ekip i keq, edhe Vllaznia...

Gvozdenoviç flet pas barazimit: Flamurtari nuk është ekip i keq, edhe Vllaznia fitoi 1-0 sot

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka theksuar se barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit erdhi nga një shpërqendrim i ekipit të tij që mund të kishte siguruar një fitore të thellë por e sheh veten me një pikë.

“Rezultati është i drejtë, por nuk mund të them asgjë për lojtarët se bënë maksimumin. Sot ndeshja ishte e bukur, krijuam shumë raste, mund të fitonim 3 apo 4-1, por në fund futbollit nuk i dihet kurrë. Pastaj një goditje standarte, një gol kur ishim në kontroll, kur hapëm ndeshjen, ishim afër tre pikëve. Por e thashë, nuk mund t’u them asgjë lojtarëve, bënë maksimumin. Ky është futbolli, nga nesër mendojmë ndeshjen e radhës

Unë dua të fitoj çdo ndeshje 3 ose 4-0 dhe jam më i qetë. Por edhe sot Vllaznia fitoi 1-0, çdo ndeshje është shumë e fortë. Ne kërkojmë edhe për golin e dytë dhe të tretë dhe kishim shumë raste, por Flamurtari nuk është skuadër e keqe, është e fortë, me ekuilibër mbrapa. Problemi sot nuk ishin rastet për gol, por nuk shënuam në raste të pastra. Nuk ishim mbrapa pas 1-0, vazhduam për të shënuar, por u barazuam shpejt dhe pastaj u bë më e vështirë për të fituar ndeshjen se edhe koha nuk ishte e shumtë në dispozicion.

Ne nga fillimi ishim me fuqi mirë, ishim të freskët dhe krijuam shumë raste. Pastaj në pjesën e dytë kishim një rast me Lajthinë, një kundër një, çfarë të kërkoj më shumë? Pas 1-0 futëm të freskët nga pankina, të gjithë i kishim në dorë, por nga një goditje standarte erdhi barazimi. Tani nuk dua të flas shumë se jam i mërzitur, por do flasim me lojtarët. Përqendrimi nuk ishte në nivelin tonë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas duelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments