Ka përfunduar me fitoren e ekipit të Vllaznisë miqësorja e sotme luajtur kundër ekipit të Tiranës të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Shifrat përfundimtare të këtij takimi ishin 80-66 për shkodranët. Ndeshje në fakt filloi më mirë për bardheblutë të cilët e çuan rezultatin deri në 14-3 në favorin e tyre duke përfituar edhe nga një nisje krejtësisht e përgjumur e basketbollistëve të Vllaznisë. Këta të fundit megjithatë e ndryshim shpejt lojën dhe në periodën e dytë morën frenat e lojës në dorë. Perioda e parë që u mbyll në shifrat 22-15 për Tiranën, u përmbys në të dytën me fitoren e Vllaznisë me 13 pikë, 27-14.

Nga ky moment në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” do të dominonte Vllaznia e cila i fitoi edhe dy periodat e tjera në shifrat 21-15 dhe 17-15. Në këtë mënyrë, me 14 pikë diferencë është mbyllur kjo miqësore që vjen një javë para nisjes së kampionatit. Miqësorja e sotme është drejtuar nga një treshe gjyqtarësh shkodranë të përbërë nga Gajtis Basho, Jetmir Gogaj dhe Hans Trajer.
www.shkodrasport.com