Mesfushorit shkodran Gilman Lika mbas një muaji e gjysëm i mbaron kontrata me ekipin e Tiranës dhe pas kësaj ai do të jetë futbollist i lirë. Drejtuesit bardheblu kanë ndër mend t’i bëjnë një ofertë të re këtij futbollisti që është edhe kontigjent i kombëtares shqiptare, por nga ana tjetër, nga Shkodra ende nuk ka asnjë sinjal nëse janë të interesuar për të apo jo.

Vllaznia në fakt një vit më parë në të njëjtën periudhë ta merrte atë bashkë me Balën dhe Dushkun, madje arritën dhe akordin financiar dhe çdo gjë tjetër por në momentin e fundit tre futbollistët morën premtimin se problemet e tyre financiare do të zgjidheshin dhe i kthyen përgjigje negative drejtuesve shkodrane. Kjo në fakt la shije të hidhur tek ata dhe ndoshta është një nga arsyet pse ende ata janë në dyshim nëse do t’i bëjnë një ofertë të dytë apo jo. Këtë herë Likën nuk e pengon asgjë për të firmosur me Vllazninë ngaqë i mungon kontrata. Nëse kuqeblutë duhet të jenë pretendentë për titull këtë sezon, sigurisht që i duhet një lojtar i tillë si Lika dhe mbase për të duhet bërë edhe një sforco tjetër financiare.
www.shkodrasport.com