Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet nga Durrësi për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, takim ky i fundit përsa i përket këtij sezoni.Pas mbylljes së seancës së fundit stërvitore pasditen e djeshme, bardhekuqtë kanë zhvilluar edhe analizën e fundit për këtë sezon për të nisur kështu grumbullimin për ndeshjen e radhës.

Sot rreth mesditës ekipi pritet që të niset drejt “Air Albania”-s për të luajtur takimin e fundit sezonal.

Në këtë takim korçarët nuk kanë asnjë mungesë ndaj edhe trajneri Gvozdenoviç mund të bëjë zgjedhjet më të mira të mundshme për të nisur ndeshjen ndaj shkodranëve. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Skënderbeu mundi Vllazninë në javën e fundit 5-1 dhe ia doli të ishte në “Final 4”.

Formacioni i mundshem i korçareve pritet te jete ky: Alia, Vangjeli, Randi, Prençi, Gerço, Rabiu, Janaqi, Juri, Liço, Nikaj dhe Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.