HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç nuk kursen titullarët, Brdariç hedh në fushë të stolit/ Publikohen formacionet...

Gvozdenoviç nuk kursen titullarët, Brdariç hedh në fushë të stolit/ Publikohen formacionet e Skënderbeu-Vllaznia

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë sot në “Air Albania” mbyll rrugëtimin e këtyre dy skuadrave në sezonin aktual. Por “finalja e vogël” do të jetë një ndeshje plotësisht pa vlerë, pasi sfida që duhej të luhej për pjesëmarrjen e një prej tyre në Ligën e Konferencës, dihet paraprakisht që do të kalojë gjithsesi vetëm shkodranët për shkak të dënimit të korçarëve në UEFA.

Megjithatë, trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk ka kursyer titullarët, duke hedhur në fushë nga minuta e parë emrat e zakonshëm, ata me të cilët arriti të siguronte pjesëmarrjen në “Final Four”. Ndërkohë, Brdariç nga ana tjetër ka lënë jashtë disa prej titullarëve, duke u bërë vend emrave si Pusi, Jago, Dodaj e Ajdareviç në këtë sfidë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj
Trajner: Thomas Brdariç

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments