Erling Haaland, ka pushtuar menjëherë Premier League teksa në shtatë ndeshje me Manchester City ka shënuar plot 11 gola, me mbrojtësit që e kanë tejet të vështirë të mbrojnë kundër gjigandit norvegjez.

Megjithatë, “stuhia” Haaland nuk synon të qëndrojë gjatë në Premier League, maksimumi dy vite e gjysmë siç shprehet babai i sulmuesit, Alfie. Ky i fundit thekson se djali i tij synon të tregojë veten në të gjithë kampionatet kryesorë të Europës, edhe pse nuk mund ta thotë me siguri se çfarë mund të rezervojë e ardhmja.

“Unë mendoj se Haaland ka dëshirë të testojë kapacitetet e tij në çdo ligë, besoj se mund të qëndroj në një kampionat për maksimumi tre vite. Sigurisht, nuk mund të flas me bindje për atë se çfarë do të rezervojë e ardhmja, por e di që Haaland ka dëshirë të tregojë vetën kudo. Klubet që kërkuan Haaland në verë? Në krye të listës ishte Manchester City, pastaj ishte edhe Bayern Munich, Real Madrid apo PSG. Këto ishin edhe klubet më të mira, ne zgjodhëm më të mirët dhe Haaland u transferua te City.

Më pas kishte interes edhe nga disa klube angleze, Liverpool apo Chelsea. Ishte Barcelona, bëhej fjalë për klube të elitës”, shprehet Alfie, i cili nuk e përmendi Manchester United edhe pse shpeshherë “Djajtë e Kuq” pretenduan shërbimet e 22-vjeçarit.