Një situatë tërësisht e rrallë ishte ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit të Iranit.

Me kokat e ulura dhe tërësisht të dëshpëruar, lojtarët e Iranit dolën në fushën e blertë duke mbajtur xhaketat e zeza për të fshehur me turp simbolet e tyre kombëtare.

Gjithçka ishte një shenjë proteste kundër regjimit që po i drejton, me mënyrën sesi po sillen karshi femrave. Protestat kanë shpërthyer në vend dhe lojtarët nuk mund të mbeteshin jashtë kësaj situate.

Ndërkohë së fundmi janë tifozët e Iranit që i kanë dërguar një letër zyrtare FIFA-s, teksa kërkojnë përjashtimin e Kombëtares së tyre nga Botërori.