Flamurtari u mund sot 1-2 ne fushen e tij nga Vllaznia dhe kuptohet qe shanset me te medha i ka kjo e fundit per kualifikim. Megjithate ka edhe nga ata qe mendojne ndryshe dhe njeri prej tyre eshte kapiteni i vlonjateve Andi Ribaj.
Ne nje prononcim te dhene per mediat pas ndeshjes, ai ka thene se shanset e kualifikimit jane 50 me 50 dhe gjithçka eshte e hapur per sfiden e pas dy javeve ne Shkoder.
“Ne e kishim pergatitur shume mire ndeshjen, por kuptohet qe ishte pak problem per ne sepse kjo ishte ndeshja e pare per ne pas nje muaji, nderkohe qe Vllaznia ka hyre ne ritmin e saj.
Megjithate ne i patem rastet per te dale me nje rezultat pozitiv, por tani kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe te shohim se çfare do te prodhoje ajo.
Nese ne Shkoder luajme siç luajtem ne pjesen e dyte sot, nuk i dihet. Futbolli eshte futboll, shanset jane per te dy ekipet, madje per mendimin tim mund te jene 50 me 50.
Me nje gol nese e shenojme ne, ndeshja shkon ne shtese. Nuk eshte se e kemi objektiv kupen, por synojme te kenaqim tifozet vlonjate qe ishin te shumte sot, te kenaqim stafin dhe veten tone”- eshte shprehur kapiteni i Flamurtarit Andi Ribaj./SHKODRA-SPORT.COM/