Vllaznia ka fituar pasditen e sotme ne Vlore ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 ne ndeshjen e pare te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Nje fitore qe e ofron shume ekipin shkodran me kualifikimin per ne turin tjeter te ketij kompeticioni.

Megjithate çdo gje do te vendoset ne ndeshjen e kthimit, ate qe do te luhet te merkuren e 9 shkurtit ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia sivjet duket shume prane nje arritje historike: Fitimit per te dyten here rradhazi te trofeut te Shqiperise. Kjo nuk ka ndodhur asnjehere me pare ne historine e kesaj skuadre.

Ajo deri me tani e ka fituar 7 here trofeun e Kupes se Shqiperise, pikerisht ne sezonet 1964-1965, e me pas ne sezonet 1971-72, 1978-1979, 1980-1981, 1986-1987, 2007-2008 dhe 2020-2021.

Per te arritur fitoren e 8-te dhe te dyten rradhazi, Vllaznise i duhet te kaloje edhe tre pengesa e gjysem (me Flamurtarin eshte thuajse e kryer). Kjo do te ishte nje arritje per kuqeblute sepse ne rradhe te pare do te fitonin nje tjeter trofe, se dyti do siguronin Kupat e Europes dhe se treti, do rregullonin bilancet e tyre financiare./SHKODRA-SPORT.COM/