www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Osmani e çon çështjen në Dhomën e Zgjidhjeve së Konflikteve
Osmani e çon çështjen në Dhomën e Zgjidhjeve së Konflikteve
Ka pritur tre ditë, ashtu siç kishte deklaruar që klubi Vllaznia të kthente mbrapsht vendimin e tij për gjobitjen, pezullimin tre mujor dhe dërgimin për t’u stërvitur pranë ekipit të të rinjve dhe meqenëse nga klubi nuk ka patur asnjë vendim të tillë, mbrojtësi Tefik Osmani ka vendosur ta dërgojë këtë çështje në Federatë për zgjidhje. Pikërisht për këtë, ai ka depozituar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë këtij institucioni, kopjen e kontratës së tij, vendimin e klubit dhe disa dokumenta të tjera që I janë kërkuar. Vetë lojtari as dje nuk ka patur dëshirë të flasë në lidhje me këtë çështje por burime pranë tij bëjnë të ditur se ai po bën të gjitha përpjekjet jo vetëm për prishjen e kontratës por edhe marrjen e parave që I detyrohet klubi Vllaznia. Osmani duket se pretendon që vendimi I klubit shkodran është I padrejtë sepse stërvitja me ekipin e të rinjve nuk është e parashikuar në asnjë pikë të kontratës. Po ashtu, ai ka pretendimet se gjobitja dhe ndëshkimin nuk mund të merren për shkak të performancës së dobët sepse ai ka luajtur në të 13 ndeshjet e kampionatit dhe nëse ai ka qenë dobët, fajin kryesor për aktivizimin pastaj e ka trajneri. Megjithatë, këtë çështje duket se do ta zgjidhë vetëm Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.