Arbitri edhe kete sezon vazhdon te prodhoje debate e polemika, me skuadrat qe akuzojne per padrejtesi qe behen ndaj tyre, ndonese tashme funksionon edhe sistemi VAR. Shembulli me i fundit ishte anullimi i golit te Esat Males ne ndeshjen Erzeni- Vllaznia.

Por nderkohe krejt ndryshe mendon shefi i arbitrave ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Sokol Jareci, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për gjykimin deri në këtë fazë të kampionatit. Jareci tha se nuk ka pasur gabime të arbitrave që kanë ndikuar në rezultatet e Superiores deri tani.

“Performancat kanë qenë pozitive deri tani, sa i përket arbitrimit. Ajo që rezulton te ne, është që ka pasur pozitivet, sidomos me VAR. Ekipet kanë marrë atë që kanë merituar. Nuk do isha korrekt, nëse do thoja që nuk ka pasur gabime, por e përgjithshmja është pozitive.

Kjo vërehet edhe te klubet, me ankesa të pakta. Nuk ka pasur gabime që ndikojnë në rezultat. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, arbitrat janë pak dembelë dhe vendosin t’ia lënë vendimin VAR-it. Nuk janë ato nivelet e protestave të egra”- eshte shprehur Jareci.