Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHadroj merr vendimin, do të largohet nga Ukraina pas...

Hadroj merr vendimin, do të largohet nga Ukraina pas…

Andi Hadroj mund të largohet nga Polisia Zhitomir që në merkaton e janarit. Nga Ukraina raportohet se ish-mbrojtësi i Partizanit u ka kërkuar agjentëve, që të gjejnë një tjetër klub ku do të ketë më tepër hapësirë. Hadroj u transferua në janarin e këtij viti te Polisia.

Largimi nga Partizani ishte i bujshëm, ndërsa të kuqtë përfituan financiarisht. Gropa që mbeti asokohe në krahun e djathtë nuk ishte e vogël, ndërsa Partizani e mbushi vetëm këtë sezon me Albion Markun. Hadroj ndërkohë shfaqet në kërkim të një klubi të ri, edhe pse njëherë duhet të ndërpresë bashkëpunimin me Polisian.

UKRAINË- Çdo gjë është parë si zhgënjim për Hadrojn te Polisia. Kjo pasi në total është aktivizuar vetëm në shtatë ndeshje për një vit të plotë. Për më tepër gjatë kësaj kohe ka luajtur edhe tek ekipi i dytë. Hadroj dukshëm është parë jashtë planeve të klubit. Në shtatë ndeshje ku fitoi minuta me ekipin e parë, Hadroj u fut në pesë prej tyre nga stoli dhe në dy të tjerat u zëvendësua. Dukshëm duke mos qenë brenda pritshmërive të klubit. Të tjerë që luajnë në elitën e futbollit ukrainas dhe shikohen si “ish” të Partizanit, mbeten Kristian Mba, Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara. Emra që janë aktivizuar rregullisht, edhe pse Mba është preferuar më tepër nga stoli.

SHKËLQIMI- Hadroj pati një periudhë të artë te Partizani. Për shkak të paraqitjeve në kampionatin shqiptar, fitoi edhe ftesën e Silvinjos te Kombëtarja. Mbrojtësi i djathtë pati një rënie më pas, ndërsa ndikimin kryesor e patën dëmtimet. Transferimi në Ukrainë nuk erdhi në momentin e tij më të mirë, teksa të kuqtë u raportua se përfituan rreth 150 mijë euro. Dhe pse pritej që Hadroj të rikthehej ai i mëparshmi, deri tani është shfaqur shumë larg pritshmërive duke mos lënë gjurmë.

KONTRATA- 26-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e vitit 2027. Pavarësisht kësaj, klubi me shumë gjasa nuk do të bëhet pengesë për të ndarë rrugët. Kjo pasi në një pjesë të ndeshjeve, mbrojtësi i lindur në Pukë nuk është llogaritur as në stol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments