Pas ndeshjes se sotme Skenderbeu- Vllaznia qe u mbyll ne barazim 2-2, gjate emisionit “Gol pas Goli” ka patur edhe nje komunikim te ish-trajnerit te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Astrit Hafizi me zevendestrajnerin aktual te kuqebluve Elvis Plori.

Hafizi i eshte drejtuar ne kete menyre Plorit: “Për mua Laver Alla ka bërë shumë gabime sot që kanë dënuar Skënderbeun dhe kanë dënuar Vllazninë. Nuk kishte shumë autoritet, shpesh lojtarët kanë marrë autoritetin e arbitrit sot.

Dha pak kartona të verdhë, kur duhej më shumë, pastaj dha një të kuq që nuk ishte. Por nga ana tjetër dua të komentoj pak Vllazninë. Si ka mundësi që ka lojtarë kaq të llastuar? E kam fjalë për mbajtjen e topit të tepruar të Da Silvas.

Si ka mundësi që ka kaq kartona të kuq te Vllaznia dhe nuk ndërhyni për t’i dënuar? Nuk i ka hije kësaj skuadre. Edhe në gabimet e arbitrit, nuk duhet të ketë ato kundërveprime që pamë sot”