Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLHafizi: Nuk pres që Broja ta nisê menjëherë si titullar ndeshjen tjetër

Hafizi: Nuk pres që Broja ta nisê menjëherë si titullar ndeshjen tjetër

Armando Broja ishte arsyeja që Shqipëria ka grumbulluar gjashtë pikë të plota kundër Hungarisë. Sulmuesi i Southampton i ka zgjidhur të dy ndeshjet me cilësitë e tij individuale.

Por Astrit Hafizi kujton ende rastin e golit të shënuar në Elbasan Arena, duke u shprehur se Broja nuk e ka pasuar topin te Myrto Uzuni duke e shfaqur si kritikë.

“Nuk pres që Armando Broja ta nisi menjëherë titullar në ndeshjen tjetër. Sigurisht që është lojtar me shumë cilësi, luan në Angli. Nuk ka atje që të kthehemi mbrapa me topin, kërkon vetëm zonën.

Por mos të harrojmë të shkuarën, ndeshjen e parë. Vërtet shënoi gol, por Uzuni ishte në hapësirë më të mirë dhe Broja nuk ia pasoi topin, nuk e shërbeu”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments