Vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji gjatë ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë kanë hapur shumë diskutime, sidomos rasti i penalltisë që nuk akordoi për kuqeblutë në mometin kur ndeshja ishte 0-0.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, nuk e fsheh që ka mendim pozitiv për gjyqtarin, por kur e sheh atë të drejtojë jashtë e jo në vendin tonë, ku përsërit gabime në ndeshje të rëndësishme.

“Me vjen keq. Jo një herë, por janë edhe raste të tjera, që ndonjëherë edhe kur i kujton e mendon se mund t’i harrosh, më vjen keq që futet në këtë situatë një arbitër i tillë të cilin e kam parë edhe në ndeshje ndërkombëtare në Europa Legue”, tha ai në “SuperSport”.

Sipas Hafizit, Jorgji ndërkombëtar me Jorgjin e Superiores ndryshojnë shumë. “Aty është kompetent dhe i rregullt e zbaton mirë rregulloren. Pastaj kur vjen në kampionat… shumë presidentë e kontestojnë, nuk e duan.

Më vjen keq se është dukur me buonsens, duket djalë i rregullt. Më vjen keq se duhej të ishte numri 1 në kampionatin tonë, por ka bërë gabime”, tha ai. /vipsport/