Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se humbja me Kastriotin nuk i zbeh meritat e Tiranës, që sipas tij është skuadra më e mirë e kampionatit.

Sipas Hajdinit, trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli nuk duhet të jetë i qetë, sepse është marrë të bëjë diferencën ndryshe nga dy trajnerët e parë. Ai deklaroi se trajnerët e huaj, nuk kanë arritur të lënë gjurmë në Shqipëri.

Humbja me Kastriotin, nuk i humb meritat Tiranës për titullin kampion. Nuk zbehen vlerat e Tiranës. Kastrioti është ngjitur aq shumë, sa duket si diçka e pamenduar më parë. Tirana vazhdon të mbetet skuadra më e mirë e kampionatit, pavarësisht humbjes.

Ky ka qenë problemi i skuadrave të kampionatit, ku gjatë sezonit ishin skuadrat e plota, ndërsa për Europën, lojtarët e kishin mendjen në merkato. Seferi ka bërë shumë mirë dhe kjo ka bërë që klubet e huaja, të kthejnë sytë nga sulmuesi.

Largime do të ketë, por besoj se stafi e ka organizuar punën, që të mos jetë një gropë e madhe në skuadër. Një klub mbijeton me shitjen e lojtarëve.

Vllaznia që i luan ndeshjet në shtëpi, nuk e ka atë numër tifozësh, që t’i japin shtysën për të fituar. Edhe në ndeshjen me Partizanin, numri i tifozëve ishte shumë i vogël. Edhe te Kukësi nuk pres që të ketë shumë tifozë. Kjo për shkak se shumë banorë janë larguar nga Shqipëria. Unë nuk e di si do jetë pjesa e dimrit në Kukës, për fushën. Megjithatë Kukësi edhe në ndeshjet që ka luajtur jashtë, ka treguar paraqitje të shkëlqyera.

Nuk besoj se Vanoli e ka atë qetësinë, siç thotë. Italianët që vijnë në Shqipëri, lidhen te kontrata. Është e patoleureshme që një trajner të mos marrë asnjë pikë në gjithë këto ndeshje. Erdhi për të bërë diferencën ndryshe nga dy të tjerët, por nuk po e bën. Nuk më pëlqen kjo ideja, që trajnerët e huaj, shihen më ndryshe se shqiptarët. Përveç Dalic, trajnerët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri, nuk kanë lënë gjurmë. Nuk besoj që Vanoli duhet të jetë kaq i qetë.

Ndryshimi i trajnerit te Partizani, varet nga rezultatet e Mehmetit. Nëse kap kupat e Europës, nuk ka arsye që Partizani ta largojë Mehmetin, pasi përmbushet objektivi. Mesa e njoh unë, Dritan Mehmeti do të largohet vetë, nëse nuk jep garanci të skuadra e Partizanit.