Gjilani ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Ismet Munishi. Humbja e fundit në kampionat si dhe vendi i 3-të në kampionat kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kosovare të marrin vendim për largimin e trajnerit.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Gjilani ka gjetur trajner në Superligën shqiptare, madje kanë arritur edhe një akord për sezonin e ri.Bëhet fjalë për Zekirija Ramadani, trajnerin aktual të Engatias në kampionatin shqiptar.

Po sipas mediave kosovare, Ramadani do të largohet nga skuadra rrogozhinase në fund të sezonit, ndërsa në muajin qershor do të marrë drejtimin e Gjilanit.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen apo janë thjesht zëra merkato. Per momentin Ramadani eshte i angazhuar me rrogozhinasit ne perpjekjet e tyre per t’i shpetuar zones play-out.