Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në emisionin “Skaner” në MCN TV, nuk i kurseu fjalët e mira për sulmuesin Taulant Seferi. Madje numri 1 i klubit kryeqytetas, u shpreh se për lojtarin është vendosur një çmim 1.5 milionë euro dhe skuadrat që e duan, duhet të paguajnë këtë shifër.

Në 10 vitet e fundit, Seferi ka qenë një nga sulmuesit më të mirë. E ka merituar atë sakrificë që kemi bërë për të. Në Zvicër thonin që është shumë i dobët, ndërsa tashmë flasin të gjithë mirë për të. Menaxhërët shqiptarë, më shumë ngatërrojnë skuadrat.

Kemi lidhje me menaxherë shumë të mirë, që e njohin kampionatin shqiptar. Na kanë thënë që futbolli shqiptar ndiqet shumë. Të gjitha skuadrat vuajnë për sulmues. Ne kemi vendosur që çmimi për Seferin të jetë 1 milion e gjysmë euro. Nëse vjen një ofertë e tillë, do e lëmë të largohet.

I pyetur nëse ndonjë president i ka kërkuar tolerime në këtë fund të kampionatit, Halili deklaroi se askush nuk i është afruar për këtë pjesë. Madje ai shtoi se kur Tirana ra kategoria, nuk kërkoi asnjë tolerim nga të tjerët.

Nuk kam bërë biseda me presidentët e klubeve të tjera, për tolerime. Ndoshta nuk më thonë, se ma njohin natyrën. Këtyre futbollistëve nuk ke si t’iu thuash për tolerime ndeshjesh.

Ne kur kemi pësuar disfatën e madhe, ku unë jam fajtor që shkuam në greminë, nuk i thamë njeri “non-grata”. Nuk i kërkuam askujt ndihmë për tolerime dhe nuk mund të luajmë me emrin e klubit tonë.

Halili theksoi se e shpëtoi Tiranën nga falimentimi për shkak të borxheve, ndërsa shtoi se ka një marrëdhënie të mirë me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për të mirën e klubit.

Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë pjesë e Tiarnës. Unë kam marrë një far eksperience. Me skuadrën kam fituar 16 trofe. Kam arritur të shpëtoj klubin nga një falimentim. Në momentin kur e privatizuam, borxhi nga 1.3 mln shkoi në 3.2 milionë. Jemi afër fundit. Edhe kur kam qenë donator, e kam marrë atë fushë dhe e kemi shfrtytëzuar çdo cm toke. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, na ka uruar për titullin.

Me Veliajn kam një marrëdhënie shumë të mirë. E kam mbështetur edhe në fushatë. Unë shikoj klubin, nuk shikoj çfarë ndodh jashtë. Shikoj të mirën e klubit.

Kam dëgjuar nga një tifoz i Partizanit, por pjesë e politikës, që thotë se Tirana jep premio, ndërkohë që ka borxhe. Dua t’i bëj të ditur se Tirana i ka shlyer borxhet me bankë dhe mund t’iu bëj një dosje që këto t’i shikoni.