Java e pare e ka vendosur Kukesin perballe Vllaznise ne transferte. Skuadra kukesiane pavaresisht problemeve qe ka kaluar gjate veres eshte gati per sfiden e pare te kampionatit dhe beson tek rezultati pozitiv ndonese nga rradhet e saj jane larguar shume prej titullareve te sezonit te kaluar.

Megjithate trajneri Rrahman Hallaçi beson tek grupi i lojtareve qe ka ne dispozicion dhe ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se sot do te tentojne te befasojne Vllaznine brenda ne shtepine e saj.

“Në Shkodër duhet të jemi të kujdesshëm në çdo moment dhe do të bëjmë më të mirën. Ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe i vlerësojmë të gjithë kundërshtarët në maksimum Lojtarët janë gati për këtë sfidë të bukur në një stadium komod.

Çdo trajner ka dëshirë ta ketë skuadrën me pak lëvizje nga viti në vit, por ky nuk është justifikim. Ne kemi marrë shumë lojtarë në teste, disa kanë ardhur nga jashtë dhe në stërvitje kemi shkuar mirë. Lojtarët janë të përqendruar në çdo ushtrim dhe japin maksimumin. Kemi edhe lojtarë me eksperiencë dhe forcën tonë do ta tregojmë rrugës.

Objektivi është të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Mbaj mend nga sezoni i kaluar, sikur të kishim disa barazime ne do të ishin në Europë. Prandaj them që në çdo ndeshje, çdo pikë e marrë do të na shërbejë, ndërsa objektivat do t’i tregojmë gjatë rrugës. Do të shohim hap pas hapi forcën që kemi, të gjithë duan më të mirën dhe ne do të kërkojmë maksimumin në kampionat. Më përpara ishim të gjithë në një zë që Kukësi luan për titull. Këtë sezon ndoshta nuk jemi për titull, por kemi objektiva të tjera”- eshte shprehur numri 1 i pankines kukesiane./SHKODRA-SPORT.COM/