Në Elbasan do të zhvillohet sfida midis Shqipërisë dhe Andorrës e vlefshme për Euro 2020. Për emisionin “Ëndërr kuq e zi” foli zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, i cili tregoi mbi formacionin dhe problemet me Kamberin, raporton newsport.al.
Ndeshja
“Sfidë e vështirë për ne. Disa lojtarë kanë pasur dëmtime të lehta. Për momentin grupi është i plotë dhe nuk ka shqetësim. Jemi munduar të përqëndrohemi te ruajtja e qetësisë dhe të shfrytëzojmë sa më shumë krahët. Shpresoj që tia arrijmë”, u shpreh Salihi.
Formacioni:
” Janë zgjedhje teknike të trajnerit për të treguar që çdo lojtar është i rëndësishëm dhe tiu jepet mundësia lojtarëve të tjerë. Kemi luksin të zgjedhim dhe nuk janë diferencat e mëdhaja. Pak nga të gjitha ka arritur në këtë përfundim”, u shpreh Salihi.
Kamberi
“Dëshira ishte që Kamberi të ishte gati që këtë ndeshje. Dëmtimi në kavilje dhe puna e dokumentacionit janë zgjatur më tepër. Të shohim nëse do të mundet për Francën”, tha Salihi.
Sulmuesit
“Jemi munduar që psikologjikisht të jenë gati. Do të kenë hapësira të vogla. Është e sigurt që një moment secili do ta ketë”, përfundoi Salihi.