Ditën e sotme në ambientet e Air Albania është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Goglat kanë rezervuar përballje mjaft interesante teksa Bylisi do të presë Tiranën dhe nga ana tjetër, Teuta ndeshet me ata që janë fituesit në fuqi të kompeticionit, Kukësin.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve. Kështu, sfidat do të marrin jetë më datë dy korrik, ndërsa takimet e kthimit janë parashikuar të luhen më datë 15 korrik. Sakaq, finalja do të mbahet më datë dy gusht. /VipSport/

Ndeshjet gjysmëfinale:

Bylis-Tirana

Teuta-Kukësi