Teuta arriti të kalonte në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pak ditë më parë duke mundur me rezultatin minimal 1-0 Vllaznisë.

Durrësakt tashmë do të luajnë ndeshjen e radhës sërish ndaj shkodranëve, por këtë herë për llogari të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini duhet të thyejë “mallkimin” pasi nuk fiton prej 3 vitesh në “Loro Boriçi”.

Fitorja e fundit daton në 17 shtator 2017 dhe që nga ajo, Teuta ka barazuar dy herë dhe ka humbur njëherë pasi Vllaznisë sezonin e kaluar ishte në Kategorinë e Parë./newsport/