Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTEHamdi Salihi rikthehet në Austri. Debuton me Wiener Neustadt

Hamdi Salihi rikthehet në Austri. Debuton me Wiener Neustadt

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi rikthehet të luajë në kampionatin austriak të futbollit pas disa vitesh mungesë. E ka bërë një gjë të tillë pasditen e djeshme kur ka debutuar për ekipin e tij të ri ëiener Neustadt. Ndonëse nuk ka shënuar, ai ka qenë protagonist me lojën dhe rastet e krijuara.

Ai ka luajtur për 70 minuta si titullar në fushë dhe më pas është zëvendësuar. Kalimi në Ligën e dytë austriake është konsideruar një hap i rëndësishëm për mbylljen e karrierës së Salihit ndoshta dhe ideja është nisja e punës si trajner po në këtë vend. Në ndeshjen e djeshme, skuadra e shkodranit ka fituar 1-0 në transfertë ndaj Riedit, ish-skuadrës së tij vite më parë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hager në minutën e 32-të. ëiener Neuestadt ka pretendimet e veta këtë sezon për të qenë në mes ekipeve më të mira të kësaj kategorie dhe Hamdi Salihi pritet ta ndihmojë jo pak në këtë drejtim.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments