Para me pak se dy javesh nga perballja e pare ne mes Vllaznise dhe Universitatea Craiova, kjo e fundit mund te humbase portierin e saj. Behet fjale per Mirko Pigliacelli, 29 vjeç, i cili sipas mediave italiane ka ngjallur interesin e drejtuesve te Palermos.

Kjo e fundit do te luaje sivjet ne Seria B dhe siç eshte bere e ditur ditet e fundit, eshte blere nga pronaret qe kane edhe Manchester City dhe kane nder mend qe ta ngjisin edhe Palermon shume shpejt ne mes skuadrave me te mira te futbollit italian.

Sipas Palermo.repubblica.it, italianët po kërkojnë një portier dhe portieri i Universitatea të Krajovës është objektivi kryesor i Palermos. Mediat italiane pretendojne se Pigliacelli do të kishte qenë i gatshëm të fliste me drejtuesit e klubit rumun për ta lënë të shkonte në Palermo, në rast se oferta e klubit të Serisë B do ta kënaqte atë.

Portieri italian ka edhe një vit kontratë me Universitatea te Krajovës. I ardhur në janar 2019 nga Pro Vercelli, Pigliacelli luajti 165 ndeshje për Universitatea te Krajoves në të gjitha kompeticionet, për të cilat fitoi Kupën dhe Superkupën e Rumanisë.

Tashme mbetet per t’u pare se cila do jete oferta e drejtuesve te Palermos dhe a do binden ato te Universitateas per ta lene te lire. Gjithçka eshte e hapur dhe nuk perjashtohet mundesia qe Pigliacelli te mos jete ne Shkoder me 21 korrik./SHKODRA-SPORT.COM/