Fillimisht 4 vjet, pastaj 2 dhe tani vetëm 13 muaj pezullim për peshëngritësin Erkand Qerimaj. Vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Gjykata pasi ka analizuar faktet e paraqitura dhe sigurisht që nuk mund të vendoste ndryshe përveçse për uljen e dënimit ngaqë është provuar katërcipërisht se marrja e asaj substance të ndaluar përmes vitaminës ka ardhur tërësisht nga mosnjohja e saj.

Megjithatë, patjetër që duhej të kishte dënim por e rëndësishme është që tashmë dënimi është zbritur edhe më shumë. Ndërkohë, vetë Qerimaj sapo ka shpëndarë një deklaratë për mediat, të cilën po e botojmë të plotë.

Deklaratë
Siç e dini të gjithë vendimin e pezullimit të Federatës Botërore të Peshëngritjes që fillonte me 22/05/2012 dhe mbaronte me 22/05/2014 e kam Apeluar në Gjykaten Ndërkombetare të Sportit në Lozanë (CAS) me bindjen e pafajësisë time për rastin në fjalë. Ky vendim absurd dhe maksimal ndaj meje megjithëse une e kam pranuar dhe e kam deklaruar me shkrim qe e kam marre ne suplementet sportive me ka bere edhe me perkrahjen e dashamiresve te bej te pamunduren edhe nga ana financiare (shpenzimet shkuan rreth 20 mije euro) dhe nga ana fizike e psikologjike per te kerkuar uljen e pezullimit per te qene sa me shpejt edhe nje here ne podin e medaljeve. Kam menduar gjithmone se ky denim maksimal mund te jete dhe nje sulm ndaj FSHP-se. Me date 3 korrik isha I pranishem ne gjygjin qe u zhvillua ne Lozane (CAS) bashke me  dy avokatet  e mi zviceriane C.RAMONI dhe J.MARY. Ne gjygj dolen ne pah shumë probleme te mosfunksionimit siç duhet te NADA, Antidopingut Shqiptar dhe Federates  per mosinformimin e sportistave rreth substancave te ndaluara, gjithashtu u theksua marrja e substances ne fjale ne padijenine time sidhe mosdashja e rritjes se rezultatit. Per keto dhe informacione te tjera me specifike rreth gjyqit, do ju lajmeroj saktesisht dhe me dokumenta sapo te me vije informacioni I plote nga CAS.
1.Dje me date 12 korrik mu konfirmua vendimi I Casit nga avokatet e mij,paneli mori vendim qe pezullimi  I pare I IëF. qe mbaronte me 22/05/2014 te lihet menjane.
2.Koha e pezullimit te shkurtohet ne 15 muaj
3.Pezullimi te filloje me daten 12 Prill 2012 e jo me 22/Maj /2012 sic e kishte vendosur IëF.
3.Me pak fjale pezullimi ulet rreth 11 muaj qe daton deri me date 12.korrik 2013.
Qe do te thote se vitin tjeter do jem pjese ne Boterorin e Peshëngritjes dhe kryesorja do jem ne Europian e Peshengritjes qe do te zhvillohet ne Prill 2014 ne Shqiperi. Pavaresisht kostove financiare dhe ngarkeses psikologjike jam i pari sportist shqiptar qe dergon nje çeshtje ne CAS per apelimin e vendimit te IëF te peshengritjes duke qene i ndergjegjshem ne pafajesine time, s’ kam pas as do kem kurre qellim te perdor substanca te ndaluara. I falenderoj te gjithe mbeshtetesit e mi per besimin qe kane treguar ndaj meje dhe i premtoj se do bej maksimumin qe te jem  serish ne podiumet e medaljeve si gjithmone.

 

Me respekt,Erkand Qerimaj