Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e emisionit “Skaner” në MCN TV, ka folur rreth Tiranës, ekipit që kryeson Superioren, me 16 pikë më shumë se Laçi.

Tahiri u shpreh se Tirana nuk është Vllaznia ta humbasë titullin kampion me 9 pikë diferencë, ashtu siç ndodhi vjet, kur shkodranët nuk e mbajtën dot diferencën e krijuar prej tyre me ekipet e tjera

“Tirana nuk është Vllaznia. Pra, kur ishte 9 pikë, Vllaznia nuk e mbajti dot, kurse Tirana nuk është Vllaznia.

Një ekip i kryeqytetit me 9 pikë para nuk ka shanse të humbasë kampionatin”,-tha gjatë prononcimit të tij, specialisti i futbollit, Ermal Tahiri.
Maringlen ZHIVANI