Haris Lika është i mendimit se Vllaznia në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, do të kualifikohet për në finale. Trajneri i Veleçikut theksoi faktin se tashmë shkodranët duhen mbështetur maksimalisht, në mënyrë që të shkohet në finalën e Kupës.

Sipas Likës, skuadra i ka cilësitë e duhura dhe nuk është çudi që të fitohet edhe Kupa e Shqipërisë.

“Eshtë koha për të mbështetur Vllazninë, për ta mbështetur trajnerin Plori. Për ta mbështetur çdo lojtar për t’i dhënë zemër, në mënyrë që të dalim faqebardhë në këtë ndeshje ndaj Partizanit dhe të shkojmë aty ku kemi pretenduar për të shkuar.

E shoh krejt të mundur kualifikimin. Jo vetëm kualifikimin, por besoj që i kemi cilësinë e duhur në ekip dhe shpresoj që t’i marrim maksimumin këtyre lojtarëve, që ta fitojmë edhe krejt kompeticionin e Kupës së Shqipërisë”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri shkodran Haris Lika.
Maringlen ZHIVANI