Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHap i gabuar i Elbasanit në shtëpinë e tij. Barazim 1-1 ndaj...

Hap i gabuar i Elbasanit në shtëpinë e tij. Barazim 1-1 ndaj Flamurtarit

Ka gola, penallti dhe shumë emocione sfida mes Elbasanit dhe Flamurtarit, por nuk ka fitues në “Elbasan Arena”. Mbyllet në barazim 1-1 një ndeshje shumë e bukur, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.

Elbasani është më kërkues në pjesën e parë, madje flirton disa herë me golin, por nuk arrin që të shënojë golin e avantazhit. Në fundin e pjesës së parë shënon Tsague, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Me ritëm nis edhe pjesa e dytë. Verdheblutë janë më kërkues dhe arrijnë që të kalojnë në avantazh. Lajthia pengohet në zonë, gjyqtari akordon penallti dhe Diallo zhbllokon ndeshjen nga 11-metrat.

Nuk zgjat shumë festa e vendasve, pasi vlonjatët barazojnë me Oshafin. Minutat e mbetura janë të bukura dhe emocionuese, pasi të dyja skuadrat kanë mundësi të mira për të shënuar golin e avantazhit. Mbyllet në barazim 1-1 në sfidë e bukur. Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Flamurtari shkon 15 pikë në tabelën e klasifikimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments