Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj eshte rikthyer tek fitorja në Kategorinë e Dytë, pas ndaleses qe pati javen e kaluar nga Delvina. Liqenoret kane mposhtur me permbysje kundërshtarin e kësaj jave, Butrintin e Sarandes, me rezultatin 3-1.

Ekipi i drejtuar nga trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj, e ka nisur keq takimin, teksa e pa veten ne disavantazh qe ne minuten e 5-te. Megjithate, ne pjesen e dyte Pogradeci pas tre golave të shpejtë ne fundin e takimit, e mbylli ndeshjen në epërsi, pikërisht me rezultatin 3-1.

Deri ne fund, ky duel nuk do të kishte më histori dhe gjithçka do të mbyllej me këto shifra. Pas kesaj fitoreje, liqenoret renditen ne vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 40-pikeve, dy pike larg Elbasanit kryesues.

Kështu, ata morën fitoren e 12-te në 16-ndeshje, teksa trajneri shkodran Samuel Nikaj nen drejtimin e Pogradecit nuk ka pesuar ende asnje humbje, por eshte ndalur ne kater barazime, te cilat e kane bere qe te humbase vendin e pare qe mbahet nga Elbasani. Ne fakt, 45-gola të shënuar dhe vetëm nente të pësuar janë shifra që do t’i kishte lakmi çdo trajner tjetër dhe nje gje e tille tregon me se miri edhe punen fantastike qe ka bere Samuel Nikaj ne Pogradec.

Megjithate, pozicioni aktual ne renditje nuk e ngjit direkt Pogradecin ne Kategorine e Pare, i cili duhet te luftoje fort qe ta rimarre edhe njehere tjeter vendin e pare. Kujtojme ketu qe, ekipi i Samuel Nikajt, së bashku edhe me Elbasanin, janë të vetmet skuadra pa humbje në Grupin B të Kategorisë së Dytë. /Maringlen ZHIVANI/


Pogradeci-Butrinti 3-1

Golat: Topllari 70′, Shyti 81′, 90′ / Vitor 5′